Tërhiqet Trump: Rusia ndërhyri në zgjedhjet e ShBA-së

Tërhiqet Trump: Rusia ndërhyri në zgjedhjet e ShBA-së

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai pranon përfundimin e agjencive të inteligjencës amerikane se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se nuk ka pranuar ta bëjë këtë deri një ditë më parë.

Ai tha se të hënën se kishte gabuar  dhe kishte menduar të thoshte se ai nuk kishte arsye pse Rusia të mos ndërhynte.

Komentet fillestare, pasi ai u takua me Presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki, tërhoqën një breshëri kritikash.

Edhe disa nga aleatët e zotit Trump e kishin nxitur atë që të sqaronte qëndrimin e tij.

Në fjalimet e tij të fundit, ai shtoi se ai kishte "besim dhe mbështetje të plotë" në agjencitë e inteligjencës amerikane.

Republikanët dhe demokratët u habitën njësoj që Trump u bashkua me Rusinë mbi zyrtarët e tij të inteligjencës pas samitit të së hënës.

SHBA dhe Rusia kanë qenë kundërshtarë afatgjatë dhe mbeten shumë larg nga çështjet kryesore. Disa ligjvënës u mërzitën gjithashtu se ai nuk pranoi të ofrojë kritika specifike ndaj Rusisë dhe Putinit, duke thënë se të dy vendet ishin përgjegjëse për marrëdhëniet e këqija.

Edhe një nga mbështetësit e tij më besnikë republikanë, Newt Gingrich, tha se komentet ishin "gabimi më serioz i presidencës së tij".

Pas ndryshimit, udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer akuzoi presidentin amerikan për dobësi.

EMISIONET