Presidenca: Takimi Meta-Lu u karakterizua nga fryma e përzemërt dhe miqësore

Presidenca: Takimi Meta-Lu u karakterizua nga fryma e përzemërt dhe

Një takim që ku karakterizua nga fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese. Kështu e përshkroi Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu.

Interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici u shpreh: “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend.

Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.

Ndërkohë takimi i ambasadorit Donald Lu 1 orë me Ilir Metën. Takimi nuk ishte në axhendë 

Një ditë më parë  media publikoi një shkresë që ish prokurori Adriatik Llalla i kishte shkruar Kongresit Amerikan ku shprehej se Lu i kishte kërkuar atij arrestimin e Ilir Metës,  në kohën kur ishte kryetar i Parlamentit. Menjëherë më pas erdhi dhe reagimi i ambasasdorit të SHBA-së, Donald Lu i cili e konsideroi gënjeshtër

EMISIONET