Shemsi Prençi në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile në Shkodër tha se zona e Obotit është nëj zonë e planifikuar të përmbytet.

Por drejtori i Emergjencave Civile u shpreh se në Shkodër është investuar shumë që të përballohet kjo situatë. Ai tha se kapacitet janë që në Shkodër të ndërtohen prita për të mos lejuar daljen e Bunës.

Prençi: Oboti është zonë e planifikuar të përmbytet. Çfarë mund të bëjmë ne për Obotin?! Bashkia, prefektura, strukturat e policisë dhe ushtrisë, ne kemi fatin më të mirë që në Shkodër në bashkëpunim me kryetaren e Bashkisë kemi trajnuar dhe kemi ekipet më të specializuara për përmbytjet, sepse kemi investuar për Shkodrën. 

Ekipet e Ndërhyrjes së Shepjtë, Zjarrfikëset kanë të gjitha kapacitetet edhe për të ndërtuar prita me pajisje speciale për të mos lejuar daljen e Bunës në disa segmente. 

Prençi sqaroi se pse nuk mund të shpallet gjendja e emergjencës.

Prençi: Ju sjell në vëmendje se vendimi 664 që specifikon kushtet thotë se duhet të kemi nivele ujërash në nivele kritike në disa zona të matshm. Duhet të kemi daljen e disa lumenjve nga shtrati dhe duhet të kemi çarje të argjinaturave që në të shpallim gjendjen e emergjencave.  Megjithatë unë ju garantoj që edhe po ta bëjmë këtë propozim nuk ka jurist që të na thotë, po jemi në kushtet e shpalljes së emergjencës. 

/Ora News.tv/