Premier League shkruan historinë, "përqafon" sistemin VAR

Premier League shkruan historinë, "përqafon" sistemin VAR

Video Assistent Referee do të shfrytëzohet edhe në Premier League angleze.

Është ky vendimi më i fundit i marrë nga kryetarët e Ligës britanike, që pas një konsulte me krerët e 20 skuadrave të elitës së futbollit anglez, kanë vendosur që përdorimi i sistemit VAR të jetë ai i duhuri.

Klubet e Premier League është pajtuar në parim që të shfrytëzohet sistemi VAR në këtë garë për edicionin 2019/2020”, thuhet në një njoftim të uebsajtit zyrtar të ligës.

 Sistemi VAR është përqafuar nga shumë kampionate në Kontinentin e Vjetër, si La Liga, Serie A e Ligue 1, ndërkohë që VAR u përdor edhe në Kupën e Botës Rusi 2018.

EMISIONET