Gjyqtarët në Premier League tashmë do të kenë një "ndihmës" duke nisur që nga kjo fundjavë. Teknologjia VAR do të testohet tashmë dhe në kampionatin anglez.

Ky vendim nuk është përfundimtar, por në fazë testimi. Për disa javë me rradhë, në 4 ndeshje të kampionatit do të testohet efektshmëria e teknologjisë VAR.

Takimet që do të monitorohen këtë javë janë Chelsea - Cardiff, Bournemouth-Leicester, Huddersfield-Crystal Palace, Manchester City-Fulham dhe Newcastel-Arsenal.

Anglezët fillimisht kanë qenë kundër VAR-it, por mesa duket kanë ndryshuar mendje.

/Ora News.tv/