Prapaskena/ Conte nuk pranon Realin, shkak Mourinho

Prapaskena/ Conte nuk pranon Realin, shkak Mourinho

Antonio Conte ishte shumë afër Realit të Madridit por ky proces u ndërpre dhe shkaku ishte Jose Mourinho. "Los Blancos" shkarkuan zyrtarisht trajnerin Julen Lopetegui dhe italiani ishte përfolur shumë si zëvendësuesi i tij i mundshëm.

Por ky operacion nuk mund të finalizohet, kjo pasi Conte dëshiron të qëndrojë në Premier League dhe shihet si një kandidat potencial për të zëvendësuar teknikun portugez të Manchester United. "Gazzetta dello Sport" shkruan se gjithçka sillet rreth Mourinhos. Presidenti i Realit, Florentino Perez dëshiron të sjellë sërish në "Santiago Bernabeu" teknikun portugez.

Conte duket se ka nuhatur situatën dhe është në pritje të kontakteve me United, që thuhet se ka hedhur sytë nga italiani, në rast se heq dorë nga Special One. Mourinho mund të shkarkohet në fundin e sezonit nga stoli i ekipit nga "Old Trafford", pasi në rast të kundër, klubi i duhet të paguajë rreth 30 milion stërlina xhepave të portugezit, pasi ai ka një kontratë afatgjate.

Megjithatë, në rast se e mbyll sezonin mes palëve mund të gjendet një gjuhë e përbashkët, ndërsa besohet se United mund ta shkarkojë portugezin nëse ata nuk kualifikohen në Champions League. Reali i Madridit ka emëruar përkohësisht si trajner Santiago Solari pasi Perez e pret Mourinhon në verë.

Kalimi i tij në Madrid do i hapte rrugë Antonio Contes për të zënë pankinën e Manchester United.

EMISIONET