Në përgjigje të skeptikëve në facebook për mbylljen e lojërave të fatit, Edi Rama siguroi se këtë herë numrat në parlament janë dhe vendimi do të merret. Kryeminsitri pranoi se kishte bërë një kompromis të keq, duke mos e marrë këtë vendim më parë, por u detyrua nga rezistenca brenda koalicionit.

Mbylljen e lojërave të fatit, Edi Rama, do të donte ta kishte bërë më parë, por për shkak të rezistencës brenda koalicionit, ai pranoi se kishte bërë një kompromis të keq që nuk do ta donte.

Rama: Do doja ta bëja më parë por s'munda ,se rezistenca brenda koalicionit ishte e madhe. Pranova një kompromis të keq kundër vullnetit tim.

Ata që janë të shqetësuar për vendet e punës që do të mbyllen, Rama tha se aktualisht në zyrat e punës ka mijëra vende të lira.

Rama: E di sa vende pune të lira janë sot tani që flasim në Shqipëri. Nuk ka një biznes të madh apo të mesëm, një të vetëm, që të mos ketë të paktën një vend pune të lirë.

Rama tha se tani nuk ka më problem nurmash në parlament dhe asnjë nga grupi parlamentar socialist nuk do të joshet pavarësisht se u shpreh se nuk e di se çdo të bëjë opozita për këtë ligj.

 

/Ora News.tv/