Pranga të shumëkërkuarit për grabitje me armë në Sarandë

Pranga të shumëkërkuarit për grabitje me armë në

Policia e Sarandës ka arrestuar të shumëkërkuarin për grabitje, Shahin Abazi. 

Abazi akuzohet për grabitje me armë të dy karburanteve në qytetin e Sarandës. 

Ai gjithashtu dyshohet të jetë autor i një sërë vjedhjesh nëpër dyqane e markete në këtë qytet, si dhe disa vjedhje të motorrave.

21 vjeçari tentoi të largohej mbrëmë me autobuz drejt Tiranës, por policia, pas informacioneve që mori, arriti ta ndalojë në aksin Sarandë-Gjirokastër dhe e arrestoi.

Abazi pranoi në komisariat grabitjen me armë në bashkëpunim të dy karburanteve më 28 dhjetor 2017. Ai gjithashtu pranoi se ishte pjesë e grupit të grabitësve me maska të marketeve dhe dyqaneve në Sarandë.

Abazi ka qenë i dënuar më parë për akuzën e vjedhjes.

 Ekskluzive/Ora News siguron pamjet, si u grabit karburanti nga maskat në Sarandë



EMISIONET