Prag Superkupe/ Ramos "thumbon" Ronaldon, Marcelo i mbyll derën Juves

Prag Superkupe/ Ramos "thumbon" Ronaldon, Marcelo i mbyll derën

Në Talin, kryeqytetin e Estonisë flitet vetëm për futbollin. Në prag të Superkupës Evropiane, derbin ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit që luhet të mërkurën në orën 21. Në konferencën për shtyp, në radhët e mbretërorëve dolën Lopetegui, Sergio Ramos dhe Marcelo.

Ky i fundit u pyet për interesin e Juventusit, ndërkohë që përgjigjja ishte pothuajse e qartë: "Unë nuk jam këtu për të folur për këto gjëra, ka një finale për të luajtur. Po, unë kam një kontratë deri në vitin 2022?".

Krejtësisht i përqendruar në ndeshjen e parë zyrtare në stolin e Real Madridit, Julen Lopetegui mendon vetëm për Super Kupa kundër Atleticos dhe driblon të gjitha çështjet e merkatos. Nuk ka pyetje për Modric-Interin, një nga përforcimet e mundshme:

"Ndeshja me Atleticon është kaq e rëndësishme sa nuk ka kuptim të humbim kohë me gjëra të tjera, ne jemi tërësisht të fokusuar në ndeshje.

Ndërkohë kapiteni i Realit, Sergio Ramos ka menduar të "thumbojë" ish-shokun e tij, Cristiano Ronaldo. Mes të tjerash ai iu përgjigj edhe Jurgen Kloop. 

"Këtu ne kemi krijuar një grup, çelësi i suksesit tonë është se ne kemi qenë gjithmonë një familja e bashkuar. Ne kemi humbur një lojtar të rëndësishëm dhe në gjendje për të bërë diferencën, por ne nuk do të ndalemi në garën për tituj. Klubi vjen para çdo lojtari. Reali nuk do të ndalet së fituari edhe pa Cristianon. Unë nuk dua të këmbëngul në këtë temë, kam thënë tashmë atë që mendova ... Nëse kjo gjë nevojitet për të justifikuar humbjen e një finaleje, mirë , nuk është i pari që humbet, por nuk ka rëndësi. E konsideroj atë si një nga trajnerët më të mirë dhe në fakt kam votuar për të, kështu që ndoshta është paksa më i qetë ".

EMISIONET