Poston video duke kërcyer, arrestohet 18 vjeçarja

Poston video duke kërcyer, arrestohet 18 vjeçarja

Autoritetet iraniane kanë arrestuar një 18 vjeçare që kishte postuar në Instagram një seri videosh tek shihej që kërcente pa shami në kokë.

Televizioni shtetëror iranian transmetoi një rrëfim të Maedeh Hojabri, ky është emri i vajzës, në të cilën pranon se ka dhunuar normat e moralit, por insiston se ky nuk ishte qëllimi i saj.

Vajza u lirua me kusht, por nuk mund të japë më intervista.

Nuk dihet nëse rrëfimi i saj është bërë pa dëshirën e vajzës.

Hojabri, e cila kishte rreth 43 mijë ndjekës në rrejtin social Instagram, kishte postuar rreth 300 video, në shumë prej të cilave shihej duke vallëzuar.

E në shumë prej tyre shfaqej pa shaminë, e cila është e detyrueshme.

Policia deklaroi se do të mbyllë llogaritë e ngjashme në Instagram dhe Ministria e Drejtësisë Iraniane po shqyrton mundësinë për bllokim të aksesit në këtë sait.

Irani ka bllokuar tashmë aksesin në Facebook, Twitter dhe rrjete të tjera sociale.





EMISIONET