Një ngjarje e rëndë ka troditur Tiranën mëngjesin e sotëm. 31-vjeçari Xhafer Mata vrau ish të dashurën e tij Xhuljeta Cuni e më pas vrau edhe veten në zonën e Don Boskos.

Por i riu me anë të një postimi në Facebook, dedikuar nënës së tij, mbrëmjen e së enjtes tregon për gjendjen e tij psikologjike të rënduar.

"Me një vështrim në sy, çka ndodh brenda meje e ndjen veç ti. Ndjenja kurrë s'të gënjen para se të ndodhë një e keqe apo e mirë. Zemra jote ndjen, parandjen çdo lot gëzimi apo trishtimi që rrjedh në sytë e mi,"-shkruan  Mata, duke shoqëruar postimin me një emoji duke qarë.

Ndërsa pjesa më e madhe e postimeve të tij në Facebook kanë karakter romatik.

Së fundmi ai ka shpërndarë statuse ku flet për një dashuri të ndërprerë në mes.

Lexoni per me shume ne: Tiranë, djali vret ish-të dashurën 19-vjeçare, më pas edhe veten





/Ora News.tv/