Postimet e yllit të Bollywood me kancer inspirojnë fansat

Postimet e yllit të Bollywood me kancer inspirojnë fansat

Aktorja Bollywood Sonali Bendre është kthyer në Indi pas trajtimit të një forme agresive të kancerit në New York.

Ndjekësit e saj në mediat sociale i kanë uruar shërim dhe janë lutur për shëndetin e saj, pasi aktorja dokumentoi udhëtimin e saj me kancerin për disa muaj.

Bashkëshorti i yllit të filmave, Goldie Behl  tha për mediat lokale se ajo po rikuperohej, por kishte nevojë për kontrolle të rregullta.

Dhe disa pacientë me kancer janë shprehur se postimet e Bendre në rrjetet sociale kanë qenë inkurajuese.

Renuka Prasad, një e mbijetuar e kancerit të gjirit, që punon në Shoqërinë Indiane të Kancerit, tha për BBC se fakti që të famshmit flasin hapur për "tema tabu", si kanceri, është një ndryshim i mirëpritur.

"Kur shohim njerëz si Sonali Bendre që i gëzohen jetës, është shumë inkurajuese dhe motivuese," tha ajo. "Kjo u tregon pacientëve se kanceri nuk duhet të jetë një urdhër vdekjeprurës, ka jetë pas saj dhe shpesh mund të jetë e mirë."

Prasad, e cila punon me pacientë me kancer, shtoi gjithashtu se: "Të famshmit që flasin për sëmundje të tilla janë të rëndësishëm, sepse rrisin ndjeshmërinë".

Aktorja e famshme u diagnostikua me kancer në muajin korrik.

Të mëngjesin e së hënës(3 dhjetor), India u zgjua në lajmin e bukur se Bendre kishte mundur kancerin.

Ajo mbërriti në aeroportin e Mumbai herët në mëngjes, duke u mbajtur në duart e  bashkëshortit Goldie Behl.

Është një fund i lumtur.

Në një post në Twitter të dielën, Bendre tha "lufta nuk kishte mbaruar ende", por që mezi priste të kthehej në shtëpi në qytetin e Mumbai.






EMISIONET