Portalet, Çipa dhe Erebara: Nuk do të ndodhë asgjë nëse s'regjistrohen

Për gazetarët Aleksandër Çipa dhe Gjergj Erebara nuk do të ndodhë asgjë me 44 portalet nëse brenda 72 orëve ato nuk do të regjistrohen.

Dy gazetarët thanë se nuk ka një draft konkret për këtë ide të kryeministrit Rama dhe përsa kohë nuk ka një draft, nuk mund të flitet për regjistrim në qendrat e biznesit.

Erebara: Nuk është një ligj nga Rama është një deklaratë në twitter dhe deklaratat në twitter nuk klasifikohen si ligj. Ajo që diskutojmë sot është një veprim i paligjshëm i AKEP, i cili është një institucion që zyrtarisht është i pavarur nga politika, dhe praktikisht është bërë zyra e censurës së PS.

Ky është një vendim që tregon mungesë respekti për shtetin ligjor, nga ana e kryesisë së AKEP-it dhe bie ndesh me parimet e sundimit të ligjit dhe përbën një shkelje të rëndë të kushtetutës. 

Ajo që na prek më shumë është lehtësia që AKEP i jep vetes që të mbledhë një listë me portale që si element të përbashkët kanë informacionin politik dhe që nuk i pëlqejnë qeverisë. Vetë fjala portal është një shpifje e kryeministrit sepse shumica e atyre që janë në listën e kryeministrit nuk janë portale. Shumica janë adresa personale, nuk krijojnë aktivitetet dhe nuk kanë arsye pse të regjistrohen. 

Çipa:  Nuk duhet të ngatërrojmë mediat online. Një pjesë e mirë e literaturës e përcakton, ndërsa në Shqipëri ne nuk e kemi një përpjekje të tillë. Ne si Unioni i Gazetarëve na rezulton se zhvillimi i onlineve është nga më të pakrahasueshmit, rreth 800 të tilla. Por duhet të ndajmë dy procese, procesin për shpifjen dhe atë të formalizimit. Në Shqipëri  ashtu si edhe në vendet e tjera të BE ka vakum ligjor për formalizimin, por aty ka procese të tilla që nuk e kanë këtë normë ndotje. Kjo nuk është një histori që ka nisur në 2018. Ky diskutim është hapur në 2013, edhe në 2015 kanë ardhur sy nisma nga Bregu dhe Balla. Ne ende nuk kemi një draft konkret. Të gjitha organizatat e gazetarëve dhe të gjithë përfaqësuesit e interesit profesional duhet të jenë pjesë e konsulencës për përmirësimit ligjore. 

Erebara tha se Kuvendi duhet të shkarkojë kryetarin e bordit të AKEP.

Erebara: AKEP ka kërcënuar median me censurë paraprake. Kjo është shkelje e kushtetutës dhe unë mendoj se është në nderin e Parlamentit që të kërkojë shkarkimin e kryetarit të bordit të AKEP-it. Zoti Ilir Zela duhet të japë menjëherë dorëheqjen për shkelje të kushtetutës. 

EMISIONET