Pornostarja pranon lidhjen e dashurisë me Trump: Më pagoi që të mos flisja

Pornostarja pranon lidhjen e dashurisë me Trump: Më pagoi që

Gjatë një interviste poronstarja Stephanie Clifford ka pranuar lidhjen me presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Clifford, e cila njihet me emrin Stormy Daniels tha për InTouch se është takuar me Trump në një suitë hoteli në vitin 2006. Pornostarja u shpreh se presidenti amerikan e ftoi për darkë gjatë një turneu të golfit në Nevada në korrik të vitit 2006.

Sipas revistës Clifford arriti në dhomën e tij të hotelit për ta gjetur atë duke parë televizior me pizhame dhe vazhdoi të pohonte se të dy kishin ngrënë darkë në dhomë dhe pastaj kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Takimi i pretenduar ka ndodhur 4 muaj pasi bashkëshortja e Trump. Melania kishte lindur djalin e tyre Barron.

Ajo tha se kishte qëndruar në kontakt me Trump edhe për disa vite të tjera.

Javën e kaluar, Wall Street Journal raportoi se Trump e kishte paguar Clifford 130,000 dollarë në vitin 2016 për të mos folur.

Avokati i Donald Trump i ka mohuar të gjitha akuzat.

EMISIONET