Ponari i bën thirrje Qeverisë: Në basketboll nuk mungon talenti por financimi

Ponari i bën thirrje Qeverisë: Në basketboll nuk mungon talenti

Ekipi i basketbollit të Valbonës ka fituar pesë kampionate dhe pesë Kupa Republike, por vitet e fundit basketbolli në Tropojë është shuar plotësisht.

Pikërisht kjo gjendje u bë shkak që presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari së bashku me disa legjenda të basketbollit të Shqipërisë si Gazmend Çaçi, Ilir Trebicka, Nino Shkurti dhe ekipi i Valbonës ish-kampioe për pesë vite zhvilluan një aktivitet sensibilizues në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit B. Curri.

Takimi krijoi një klimë sensibilizuese dhe ishte një thirrje për bashkinë e Tropojës, biznesmenët dhe pse jo për qeverinë Shqiptare që të krijohen përsëri kushtet e zhvillimit të basketbollit ne Tropojë  Vlen të theksohet që Sigal-i sponsorizoi katër tabela bashkëkohore të basketbollit dhe dhuroi nje sasi te madhe topash basketbolli per femijet e qytetit e Bajram Curri-t.

Aktivitete të tilla sensibilizuese janë nxitje për zhvillimin dhe rikthimin në traditën e mëparshme të basketbollit në Tropojë.

Presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari tha se qëllimi i kësaj ndeshje duhet të shërbej si nxitje për të rinjtë si dhe i bëri thirrje autoriteteve përkatëse të Qeverisë të financojnë për këtë sport.

"Qëllimi i ardhjes këtu ka për qëllim që të nxis brezin e ri që të kthehet tek basketbolli t'i kthehet fushave dhe natyrisht t'i tërheq vëmendjen pushtetit lokal dhe atij të Qeverisë që elementët nuk mungojnë por duhet mbështetje që basketbolli të rikthehet dhe kjo fushë të gjallërohet."-tha Ponari



EMISIONET