UEFA ka hapur procedura disiplinore ndaj Polonisë, pasi tifozët e saj kanë bërë thirrje raciste gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Italisë.

Autoritetet paraqitnin citime raciste, ndërsa polakët kanë përdorur dhe fishekzjarre gjatë duelit të së premtës, duke shkelur disa pika disiplinore në stadium.

Çështja do të trajtohet nga Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA më 21 shtator. Sfida e tre ditëve më parë u mbyll me rezultatin 1-1. Italia dhe Polonia janë në të njëjtin grup me Portugalinë.

/Ora News.tv/