Policia është vënë në kërkim të një gruaje që kërkon te të dashur për djalin e saj në një universitet.

Towson University publikoi imazhe të nënës për të bërë të mundur identifikimin e saj.

Raportohet se studentët shprehën shqetësimin e tyre në polici, pasi u përballën me nënën në dy ndërtesa të kampusit,  Cook Library dhe Center for the Arts.

Studentët thanë se gruaja u tregonte atyre një foto të djalit të saj në telefon dhe i pyeste nëse ishin të interesuara të takonin atë.

Nëna shkaktoi shqetësime tek të rinjtë ndërsa policia bëri apel që të kishin kujdes, duke publikuar pamjet e saj.

/Ora News.tv/