Policia u prish planin, hajdutët tentuan të vjedhin argjendarinë dhe dyqanin

Policia u prish planin, hajdutët tentuan të vjedhin argjendarinë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kavajës pasi kanë tentuar të vjedhin një argjendari dhe një dyqan me artikuj të ndryshëm.

Në pranga kanë rënë Aurel Hekurani 36 vjeç dhe Rifan Rrushi 34 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur rreth orës 23:00 të së mërkurës (21 shkurt 2018)në lagjen nr 3 Kavajë, në Tregun Industrial.

Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e shtetasit R. A., 60 vjeç. 

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik. 

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale parashikuar në Nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.

EMISIONET