'Lulet e Pranverës" është operacioni i parë i skuadrës së përbashkët hetimore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për të shkatërruar një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës. Prokuroria e Leces në Itali në kuadër të hetimeve të përbashkëta ka nxjerrë gjithsej 27 urdhërekzekutime nga të cilët 21 janë shqiptarë dhe 6 janë shtetas italianë.

Deri tani janë ekzekuar 20 urdhërarreste ndërsa janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë.

Arrestimet ne Shqiperi- Nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm (12 shkurt 2019) është arritur të ekzekutohet urdhër arresti ndërkombëtar për 6 shtetas shqiptarë në Shqipëri. Ndërkohë 3 të tjerë, mes të cilëve 2 shqiptarë dhe një italian, ndodhen në burg në Shqipëri.

Arrestimet në Itali - Në Itali janë arrestuar 10 persona nga të cilët 5 janë shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa një shtetas shqiptar ndodhet në burg në Malin e Zi dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas të tjerë.

Detajet e operacionit u njoftuan nga Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federico Calfiero De Raho së bashku me Prokurorin e Leçes dhe drejtuesit e lartë të Policisë Qëndrore Investigative kundër krimit të organizuar përmes një videokonference.

Në Shqipëri janë arrestuar me 12 shkurt

1-Denis Pashaj 33 vjeç
2-Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç
3-Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç
4-Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç
5-Bilal Kabello 34 vjeç
6-Kujtim Elmazi 58 vjeç

Në Itali janë arrestuar me 12 shkurt:
1-Dorian Alikaj 34 vjeç
2-Altin Avduramani 46 vjeç
3-Ajet Çepaj 50 vjeç
4-Klaudio Fani 34 vjeç
5-Artur Malo 35 vjeç
6-Raul Zenunaj 40 vjeç
7-Giancarlo Desimone
8-Gianfranco Conestabile
9-Salvadore Santoro
10-Francesco Tarantini
11-Giuseppe Vanatagiato

Dy vite hetime-  Ky është operacioni i parë i një skuadre të përbashkët hetimore mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Operacioni eshte rezultat i një hetimi dy vjeçar nga prokuroria e Leçes në Itali. Nga autoritetet shqiptare u regjistrua procedimi penal i regjistruar 274/ 2016 për veprën penale "Trafik i narkotikëve" Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe Grupim i strukturuar kriminal". Mes dy prokurorive ka pasur koordinim të punës në kohë reale, analizim të rezultateve të përgjimeve telefonike, vëzhgim ambjental paralele nga të dy autoritetet

Operacioni ne tre qytete-  Operacioni është shtrirë në disa drejtori vendore të policisë së Durrësit, Vlorës dhe Lezhë gjatë harkut kohor të mbi dy viteve nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorë të çështjes nga pala shqiptare janë: Pranvera Pustina dhe Përparim Kulluri. Ata kanë bashkëpunuar me prokurorët e Leces. 


Gomonet dhe ngarkesat me kanabis te sekuestruara -  

Më 10 shkurt 2017 në vendin e quajtur Godull Adriatik është gjetur dhe sekuestruar një gomone dhe në një distancë prej 1600 metra larg është gjetur sasia prej 1.6 ton kanabis.

Më 26 shkurt 2017 në Cavallino Brindizi është sekuestruar sasia prej 996 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria. Në Itali u arrestuan disa pesona ndërsa në Shqipëri u arrestua Eduard Sallaku dhe shtetasi italian Donato Carlucci si autorë të kryerjes së veprës penale.

Sallaku është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 12 vite burg dhe italiani me 13 vite burg për akuzën "trafikimi i narkotikëve dhe grupi i strukturuar kriminal'

Më 5 prill 2017 tek Gjiri i Lalzit u sekuestrua motoskafi i dyshuar se do kryente transportim të një sasie droge drejt Italisë. Këtë dajë janë arrestuar Gianfranco Mariano dhe Donato Carlucci skafistët që kishin qëllim transportimin e  lëndës narkotike të siguruar nga Eduard Sallaku..

Më 2 qershor 2017 u sekuestrua një gomone rreth 1 km në brendësi të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Në brendësi të saj u gjetën dhe sekuestruan 685 kg kanabis. Për këtë episod u arrestua Dino Abazi.

/Ora News.tv/