Policia greke informohet për operacionin e vrasjes së Kaçifas

Policia greke informohet për operacionin e vrasjes së Kaçifas

Oficerë të policisë greke janë informuar në Tiranë prej homologëve të tyre shqiptarë mbi “pika të rëndësishme” të operacionit që çoi në vdekjen e shtetasit Kostandinos Katsifas.

Kështu ka raportuar të shtunën paradite agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar, siç thotë, burimeve diplomatike.

Agjencia shton se pala greke është në pritje të raportit nga prokuroria e krimeve të rënda, “që do të duhet të përmbajë edhe provat përkatëse”.

Duke iu referua sërish burimeve diplomatike, agjencia nënvizon se “Greqia konsideron të domosdoshme përmbushjen e menjëhershme të kërkesës së familjes për marrjen e trupit dhe kryerjen e varrimit, “kërkesë që në asnjë rast nuk ndikon të drejtat proceduriale, siç ato parashikohen nga legjislacioni shqiptar”. 


Për më shumë lexoni:  Kunati i Kacifas kërkon ndërhyrjen e Ramës dhe Tsipras për marrjen e trupit

EMISIONET