Një tregtar droge i dyshuar nuk ka dalë "jashtë" prej 28 ditësh duke mbijetuar falë një diete të fortë të drithërave, frutave dhe peshkut të mamasë së tij.

Lemarr Chambers po mbahet në paraburgim ndërsa oficerët presin që ai të nxjerrë drogën që besohet se ka gëlltitur.

24-vjeçari u arrestua nën akuzën se ka furnizuar në substancën e kategorisë A dhe u ndal në Harlow, Essex të Britanisë, më 17 janar.

I dyshuari, i cili thuhet se ka gëlltitur drogën, ka kaluar 28 ditë në paraburgim pa e nxjerrë atë, raporton Essex Live.

Të shtunën, më 10 shkurt, ndodhi rekordi britanik i shpenzimeve më të mëdha për paraburgimin.

Policia bëri një kërkesë për të zgjatur paraburgimin e tij dhe ai do të qëndrojë në qeli të paktën deri më 19 shkurt.


/Ora News.tv/