Policia bastis banesën, gjen drogë, por jo dhe trafikantin shqiptar

Njësia antidrogë e policisë bregdetare greke ka bastisur banesën e një shtetasi shqiptar, në Nikea, në pjesën perëndimore të Athinës.

Sipas njoftimit zyrtar, bastisja u krye pas sinjalizimit se shtetasi shqiptar dhe një shtetase greke me të cilën bashkëjetonte, trafikonin sasi të mëdha droge.

Policët shpërthyen portën e apartamentit në katin e tretë, me qëllim që ta kapnin në befasi të dyshuarin, që dyshohej se ishte i armatosur dhe i rrezikshëm.

Por as ai dhe as mikesha e tij nuk janë gjendur në banesë

Ndërkaq, me ndihmën edhe të qenit të kërkimit të drogës, është zbuluar dhe sekuestruar me cilësinë e provës, një sasi prej 597 gramë kanabisi, 116 gramë kokainë, 6 fishekë pistolete dhe 4 telefona celularë.

Të dy ata janë shpallur persona në kërkim, pasi dyshohet se janë pjesëtarë të një rrjeti që sillte drogë nga Shqipëria dhe e trafikonte në Greqi.


EMISIONET