Polici hero i shpëton jetën foshnjës që nuk merrte frymë

Polici hero i shpëton jetën foshnjës që nuk merrte

Kamerat e trupit të një polici janë filmuar momentin kur ai i shpëtoi jetën një foshnje të porsalindur.

William Kimbro tha se po patrullonte në Summerville kur ndaloi një makinë që po ecte me shpejtësi.

Një nga gratë në makinë tha se po dërgonin foshnjën 12 ditëshe, Ryleigh në spital sepse nuk merrte frymë.

Fëmijës i ndaloi frymëmarrja pasi piu ujë në një shishe.

Menjëherë polici i erdhi në ndihmë duke bërë që fëmija të marrë sërish frymë.

Video tregon nënën duke i dorëzuar foshnjën Kimbro, i bëri frymëmarrje artificiale.

Më pas i kontrolloi pulsin dhe i bëri masazh në gjoks rreth zemrës.

“Hajde qaj për mua, qaj për mua,”-dëgjohet duke thënë polici. “Hapi sytë.”

Më pas foshnja filloi të qante lehtë.

EMISIONET