Policia skoceze u përball me një ndalesë të tensionuar me atë që ata mendonin se ishte një kafshë e egër në një fermë lokale.

Gjashtë automjete policore, duke përfshirë një njësi të armëve të zjarrit, nxituan në një fermë pranë Peterhead në Aberdeenshire të shtunën në mbrëmje, pasi 24-vjeçari Bruce Grubb raportoi se kishte parë grabitqarin në haurin e lopëve.

Policia e mori seriozisht telefonatën dhe u nis menjëherë për në vendin e ngjarjes. 

Ngjarja u bë serioze pasi dyshohet se kafsha e egër mund të ishte arratisur nga një park i madh i kafshëve të egra që ndodhet jo shumë larg fermerit.

"Takimi" zgjati gati një orë para se zyrtarët policorë të armatosur të kuptonin se tigri në fakt nuk ishte i "gjallë", por thjesht një kukull e mbushur.

Me kalimin e kohës, Bruce nisi të dyshonte pasi kafsha nuk kishte lëvizur gjatë përplasjes 45 minutëshe dhe e çoi kamionin e tij përpara për një vështrim më të afërt. Pikërisht në atë moment e kuptoi se ishte vetëm një lodër.

/Ora News.tv/