Policët bllokojnë trafikun për kalimtarin e pazakontë

Policët bllokojnë trafikun për kalimtarin e pazakontë

Ky është momenti kur dy policë kanë bllokuar lëvizjen e makinave për ti hapur rrugën një krokodili të madh që po kalonte.

Zvarraniku është i njohur në zonë dhe njihet si 'Juancho'.

Ai u vu re duke u përpjekur të kalonte një rrugë të mbushur me makina në Carpenter's Lagoon, në qytetin Tampico. Dhe menjëherë dy policë i kanë ardhur në ndihmë.

Ata ndaluan të gjitha makinat deri në momentin që krokodili kaloi i sigurt rrugën. Momenti u kap në video dhe është bërë viral në rrjetet sociale.



EMISIONET