Policët 12 orë në rrugë, patrullime të përbashkëta në rrugët me fluks kosovarësh

Policët 12 orë në rrugë, patrullime të

Efektivët e Policisë rrugore të Shqipërisë dhe kolegët e ardhur në mdihmë nga Kosova po qëndrojnë 12 orë në rrugë për të garantuar sigurinë e pushuesve këtë sezon veror. Ata pozicionohen në akset që të dërgojnë drejt destinacioneve kryesore të pushuesve kosovarë nga veriu në jug.

Prej fillimit të korrikut, forca të policisë rrugore të Kosovës po patrullojnë në rrugët e Shqipërisë nga veriu në jug në krah të kolegëve shqiptarë.

Në qarkun e Lezhës, grupet e përbashkëta të patrullimit janë vendosur në akset ku lëvizja e turistëve nga Kosova është më e madhe, siç është edhe rruga e Shëngjinit.

Shefi i Qarkullimit Rrugor ne Drejtorinë Vendore të policisë Lezhë, Altin Mena, thotë shërbimet e policisë po punojnë me orare të zgjatura për të garantuar lëvizjen pa probleme.

Fundjavat kur edhe dyndja e pushuesve nga Kosova është më e larta janë sfiduese për policinë.

Për herë të parë këtë vit, policia kosovare po patrullon edhe në rrugët e jugut, ku prania e turistëve nga Kosova po rritet vit pas viti.

Prezenca e rrugoreve nga Kosova do të vijojë deri në fund të sezonit turistik veror, duke qenë në këtë mënyre një ndihmesë për të shmangur jo vetëm trafikun, por mbi të gjitha aksidente të mundshme rrugore.

EMISIONET