"Poker" ndaj Milanit, Juventus fiton për herë të katërt radhazi Kupën e Italisë

Kupa e Italisë është e Juventusit.

Në ndeshjen e luajtur në "Olimpico", bardhezinjtë mposhtën pastër 2-0  Milanin, duke treguar dhe njëherë dominimin e tyre në futbollin italian. Me pjesën e parë që u mbyll në barazim pa gola 0-0, pjesa e dytë nisi vrullshëm për të besuarit e Massimiliano Allegri.

"Zonja e Vjetër" "hipotekoi" fitoren e ndeshjes brënda 8 minutave. Ishte mbrojtësi i qëndres, Mehdi Benatia që zhbllokoi shifrat. Mbrojtësi maroken shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme krosimin nga këndi të Miralem Pjanic dhe me kokë goditi saktë, duke tundur rrjetën e Gianluigi Donnarumma. Vetëm 5 minuta më vonë ishte Dagllas Costa që dyfishoi shifrat me një të majtë të fuqishme nga rreth 20 metra.

Ndërkohë, ai që zhbllokoi takimin dhe e mbylli, me Benatia që përfitoi nga gabimi i portierit të kuqezijve, Donnarumma për të shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Juventusin.

Megjithatë, seria e golave nuk kishte mbaruar këtu, me Kaliniç që ngatërroi shenjestër, duke devijuar në portë krosimin e Pjaniç dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit, me rezultatin 4-0.

Ky është trofeu i 13-të në historinë e Juventusit dhe i katërti radhazi

.








EMISIONET