Pogradeci çel sezonin veror, panaire dhe argëtim për çdo moshë buzë liqenit

Pogradeci çel sezonin veror, panaire dhe argëtim për çdo

Pogradeci pret mijëra turistë në çdo stinë, por numri i pushuesve buzë liqenit është shumë më i lartë gjatë muajve të verës. Qyteti çeli këtë të shtunë sezonin veror me një larmi aktivitetesh për çdo moshë. Kryebashkiaku Kapri foli për përmirësim të kushteve për turistët dhe banorët.

Me aktivitete të shtrira përgjatë liqenit, Pogradeci çeli këtë të shtunë sezonin e ri veror përgjatë të cilit synon të presë mijëra turistëve nga vendit e bota.

Panaire gatimi, punime artizanale, ekspozita, lojëra dhe argëtim për të rritur e fëmijë shënuan nisjen e stinës së ngrohtë për qytetin që turistë në fakt pret në çdo kohë.

Kryebashkiaku, Eduard Kapri, tha se janë marrë masa për një sezon turistik të suksesshëm duke përmirësuar kushtet jo vetëm në funksion të turistëve por edhe banorëve të Pogradecit.

Vëmendje e veçantë tha Kapri do ti kushtohet bashkëpunimit me operatorët turistikë.

Liqeni është urë përbashkuese mes Shqipërisë e Maqedonisë, dhe sezoni reflektohet në të dyja anët e kufijve.

Ndaj kryetari i Bashkisë së Strugës, foli për një përmirësim të bashkëpunimit me interes të dyanshëm.

Ceremonitë për çeljen e sezonit vijojnë deri në orët e mbrëmjes.





EMISIONET