Shkëputja e një masivi shkëmbor në rrugën e re Qaf Plloçë –Qukës për pak shkaktoi një tragjedi të ngjashme me atë të Torovicës me pasoja të rënda. 

Tre persona mbeten të lënduar teksa  masivi përplasi makinën me të cilën udhëtonin në afërsi të fshatit Golik të Proptishtit në Pogradec mbrëmjen e 4 dhjetorit 2017

Drejtuesi i mjetit, Xhenis Kapri tregon dinamikën e ngjarjes

Xhenis Kapri: "Në momentin që kam hapur rrugën, ishte makina duke lëvizur më ka goditur guri. Ka goditur derën e parë të pasagjerit, ka thyer xhamin e parë, xhamin anësor të pasagjerit, më është dëmtuar makina. Kemi shpëtuar fatmirëisht. Guri është mbi 1 ton i rëndë dhe po të na kishte rënë përsipër... Zoti i madh na ka shpëtuar."

Ai ka qenë në makinë së bashku me dy shokët e tij

Sipas të dhënave të para shkak janë bërë punimet e në rrugë dhe mungesa e masave të sigurisë, në një kohë që vendi ishte i përfshirë për disa ditë nga reshjet intensive të shiut. Por edhe pas kësaj ngjarje, rreziku mbetet.

Në muajin tetor tre persona humbën jetën në Torovicë të Lezhës pas një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe zuri poshtë makinën me të cilën udhëtonin.

/Ora News.tv/