Një kufomë është parë nga disa banorë në ujërat e lumit që derdhen në liqenin e Pogradecit. 

Policia bën me dije paraprakisht se kufoma është parë në afërsi të vendit të quajtur "Oktapodi" nga disa banorë, i cili dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë, dhe rrjedha e lumit e ka çuar në liqen.

Pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit të pajetë në ujërat e liqenit.

Kufoma dyshohet të jetë e gjinisë femër dhe dyshohet se i përket një të moshuare që rezulton e humbur tri ditë më parë. Denoncimin për humbjen e të moshuarës e ka bere nipi në polici. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/