Pogradec, 1 në pranga dhe 1 në kërkim për të shtënat me armë, u kapet dhe kokaine

Pogradec, 1 në pranga dhe 1 në kërkim për të

Sekuestrohet 394 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë si dhe municion në Pogradec.

Në pranga ka rënë shtetasi Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, ndërsa është shpallur në kërkim A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht.

Policia thotë se "dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë".

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë, 1 krëhër pistolete me 9 fishekë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

EMISIONET