Manchester United e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin 2018-2019. "Djajtë e kuq" mposhtën me rezultatin e ngushtë 2-1 në sfidën e parë të Premier League, Leicester City.

Në "Old Trafford" takimi nisi praktikisht me gol për United, me Paul Pogba që shndërroi në gol një 11 metërsh. Pavarësisht se shënoi, ylli francez nuk mendoi të festojë, duke hedhur dyshim te e ardhmja e tij tek Djajtë. Me pjesën e parë që u mbyll me fitoren minimale 1-0, fraksioni i dytë dhuroi dhe dy gola të tjerë. Luke Shaw shënoi për rezultatin 2-0, ndërkohë që goli i Jamie Vardy shërbeu vetëm për statistikë.

Përfundimisht 2-1 dhe Manchester United tregon objektivat e këtij sezoni, fitimi i titullit kampion.

/Ora News.tv/