Pogba i drejtpërdrejtë: Po përpiqem të bëj punën time

Pogba i drejtpërdrejtë: Po përpiqem të bëj punën

Pavarësisht problemeve me trajnerin e tij, Jose Mourinhon, mesfushori francez Paul Pogba i ka mbyllur derën një largimi të mundshëm nga Manchester United. Në një intervistë për mediat franceze, Pogba është shprehur se e ardhmja e tij nuk vendoset në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga ai.

"Nuk jam unë që flas. Po përpiqem të punoj fort që të arrij formën fizike. Erdha i lodhur disi nga Kupa e Botës dhe po përpiqem të arrijë formën sa më shpejt të jetë e mundur. Unë vetëm po përpiqem të bëj punën time dhe për pjesën tjetër mendojnë të tjerët."-përfundoi kampioni i botës.

Paul Pogba ishte një emër mjaft i lakuar në merkaton e verës që sapo lamë pas, por as Barcelona dhe as Juventusi nuk arritën të përfitonin shërbimet e mesfushorit 25 vjeçar. Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me "Old Trafford" deri në qershor të vitit 2021.



EMISIONET