Pogba falenderon Mourinhon: Tani luaj në stilin tim

Pogba falenderon Mourinhon: Tani luaj në stilin tim

Largimi i Jose Mourinho nga Manchester United duket se ka ndikuar pozitivisht te Paul Pogba, me francezin që shënon thuajse rregullisht nën urdhërat e Ole Gunnar Solskjaer.

"Është ndryshe. Ne ende kemi fituar disa ndeshje me menaxherin e vjetër, është vetëm një stil tjetër i lojës. Ne jemi më ofensiv, krijojmë më shumë raste dhe qarkullojmë shumë topin. Ne duam të sulmojmë. Trajneri dëshiron të sulmojë. Kjo është ajo që po bëjmë. Ky është një stil i lojës që Pogba e ka pasur dëshirë prej kohësh, kurse nën urdhërat e Mourinhos kaloja në aventura.”-deklaroi Pogba pas fitores 4-1 kundër Bournemouth.

Francezi shënoi një dopietë përballë Bournemouth, e cila ishte e dyta në dy sfidat e fundit.

EMISIONET