Pogba do vetëm Barcelonën, katalanasit nisin negociatat

Pogba do vetëm Barcelonën, katalanasit nisin negociatat

Paul Pogba është shndërruar në emrin më të përfolur të kohëve të fundit. Kampioni i botës duket se nuk i ka punët mirë te Manchester United dhe përshërbimet e tij janë vënë në lëvizje skuadrat më të mëdha të Europës.

Një ndër skuadrat që ndjek futbollistin e Francës është dhe Barcelona. Sipas “Don Balon” burimet bëjnë me dije se klubi spanjoll ka kontaktuar me Manchester United për të sjellë në “Camp Nou” lojtarin francez.

Stafi teknik nuk dyshon aspak te aftësitë e lojtarit, madje mendojnë se ardhja e Pogbas do të revolucionalizojë ekipin katalanas. Ndërkohë zyrat e klubit kanë nxjerrë një njoftim ku thuhet se Pogba do që të luajë për Barcelonën.

Megjithëse thuhet se negociata kanë filluar midis klubeve, problemi qëndron në çmimin që klubi anglez i ka vendosur lojtarit, plotë 150 milionë euro që ta lëri të lirë. Megjithatë në Spanjë shprehen se ai çmim ja vlen për mesfushorin francez.

EMISIONET