Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, e ka quajtur Juventusin një prej skuadrave më të mira në Evropë, por ka thënë se lojtarët e tij do të përpiqen t’i eliminojnë.

Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë te klubi, prandaj jemi të entuziazmuar që po luajmë ndaj një ekipi si Juventusi me mundësin për të shkuar në çerekfinale. Do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në tri sezonet e fundit që ka arritur të luajë në dy finale të Champions League. Mendoj se është një prej ekipeve më të mira në Evropë dhe është vështirë t’u shënon gola. Ata nuk pësojnë shumë gola. Është e shkëlqyer që i shënuam dy gola atje, por e dini mirë se kjo do të jetë ndeshje e vështirë, është një ekip me lojtarë me përvojë, të cilët dinë si të garojnë në situata të tilla”,-ka deklaruar Pochettino për faqen zyrtare të Tottenhamit. 

Ndeshja e parë e zhvilluar në Torino përfundoi me rezultat 2-2..

/Ora News.tv/