Po shisnin kanabis, arrestohen 2 persona në Shkodër

Po shisnin kanabis, arrestohen 2 persona në Shkodër

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur në flagrancë duke i shitur drogë njëri-tjetrit.

Blendi Stankaj, 46 vjeç dhe Reid Kisha, 22 vjeç dyshohet se shisnin dhe shpëndanin lëndë narkotike në Shkodër. 

Gjatë kontrollit përsonal të ushtruar nga policia, Blendi Stankajt iu gjet kanabis në një çantë. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ju gjet një sasi tjetër lëndë narkotike kanabis.

Policia seksuestroi dje (4 prill) lëndën narkotike me peshë 1.9 kg.

"Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambjenteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpëndahet lëndë narkotike “ tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Blendi Stankaj dhe Reid Kisha, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri tjetrit lëndë narkotike,"-raportoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

EMISIONET