Po punonte në urë, bie nga lartësia dhe vdes 32-vjeçari në Kukës

Po punonte në urë, bie nga lartësia dhe vdes 32-vjeçari

Një punëtor 32 vjeçar humbi jetën pasi ra nga një urë rreth 30 metra e lartë në Rrugën e Kombit.

Alfred Frroku, punonjës i një kompanie, që po punon për dublimin e urave në rrugën e Kombit, humbi jetën në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 tek Ura e Përbregut, gjashtë kilometra nga qyteti i Kukësit, në vendin e njohur si ish-Uzina e Bakrit.

32-vjeçari me Origjinë nga Puka dhe banues në Lezhë mësohet se punonte si specialist i armaturave të betonit.

Ai mësohet se ka qenë duke punuar në këtë urë, që po dublohet, në kohën kur, në rrethana që mbeten ende të paqarta, ka rënë nga lartësia.

Zyrtarisht rrethanat nuk dihen, por policia ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal në punë.


EMISIONET