"Po ndahem nga kjo jetë!" Gardisti i shkruajti sms babait dhe lë shënim tek libri

"Po ndahem nga kjo jetë!" Gardisti i shkruajti sms babait dhe

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 1 tetorit ku gardisti Arjol Mançe, 30 vjeç dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit në momentin kur ka kryer aktin e vetëflijimit gardisti dyshohet se ka qenë  në gjëndje të rënduar psikologjike. 

Burimet bëjnë me dije se pak sekonda para se ti jepte fund jetës ka lënë një shënim në librin e Shërbimeve të Gardës së Republikës duke paralajmëruar fatin tragjik: "Do vras veten. Do iki nga kjo botë".

Pritet verifikimi i mesazhit për të kuptuar zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gardist 30 vjeç ka qenë duke kryer shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit të Gardës se Republikës në Tiranë

Policia tha se ka dyshime se ai "ka vrarë veten me armën e shërbimit".

Për hetimin e rastit është ngritur një grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë

Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova qe forcojne dyshimin se akti eshte kryer ne kushtet e tronditjes psikike.

EMISIONET