Një grua shtatzënë ka vdekur pasi e kapi korenti ndërsa karikonte telefonin e saj në dush.

21-vjeçarja pas 2 javësh do të sillte në jetë fëmijën e saj por humbi jetën në mënyrë fatale. Ngjarja ndodhi në  qytetin Saint-Martin-d'Hères pranë Grenoble, Francë.

Burri i saj e gjeti të zhytur në ujë dhe pa ndjenja në vaskë.

Ai thirri shërbime emergjente, por mjekët nuk arritën të shpëtonin gruan ose foshnjën e saj.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vdekjes. Nga hetime paraprake mendohet se 21-vjeçaren e ka zënë korenti. Celulari i viktimës u gjet duke u karikuar në vaskë dhe mendohet se ka shkaktuar elektricitet ndërsa gruaja shtatzënë po lahej.

Bashkëshorti i saj është dërguar në spital në gjendje shoku pasi gjeti gruan të vdekur.

/Ora News.tv/