Reperi i njohur nga Amerika, Jay Z ka shumë vite që sjell hite të ndryshme, së bashku me bashkëshorten e tij Beyonce.

Por duket se ky sezon ka qenë tepër i suksesshëm për repein pasi ka kryesuar listën e artistëve më të paguar.

Revista Forbes publikoi të gjithë emrat, ku bashkëshorti i divës Beyonce kishte fituar rreth 900 milionë dollarë për këtë sezon.

Pas tij renditej reperi Diddy me 825 milionë dollarë. Në listë kishte emra të njohur të muzikës, ku pjesa më e madhe ishin reperë duke vijuar me Dr. Dre që kishte 770 milionë i cili ndiqej nga Eminem dhe Drake me 100 milionë dollarë.

Dihet se Jay Z ka investuar edhe në gjëra të tjera si biznese të ndryshme përvec se në muzikë.


/Ora News.tv/