Një burrë 35-vjeçar me origjinë nga Sri Lanka ka pësuar lëndime të tmerrshme në kokë dhe krah, pasi dy sulmues, të armatosur me një hanxhar dhe një shpatë sulmuan një restorant indian në rrethin e 10-të të Parisit.

Sulmi i tmerrshëm, nga skena e të cilit të dy sulmuesit arritën të iknin, ndodhën natën e së hënës në kryeqytetin francez, sipas raporteve të medias lokale.

Zona është një bashkësi e madhe e njerëzve nga Azia Jugore.

Dëshmitarët e tmerruar përshkruan dy burra të maskuar, të cilët thuhet se ishin të armatosur me shpatë dhe hanxhar.

Ata nxituan dhe sulmuan 35 vjeçarin nga Srilanka, i cili po darkonte me gruan e tij.

Viktima pësoi plagë të rënda në bërryl, në dorë dhe në kokë, në atë që mund të konsiderohet një përleshje lufte.

Ai u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe është duke luftuar ende për jetën e tij të martën, sipas AFP. Autoritetet nisën një kërkim për të dyshuarit.

/Ora News.tv/