Po afrojnë zgjedhjet, ja afatet kur duhet të regjistrohen koalicionet dhe kandidatët për kryebashkiakë

Po afrojnë zgjedhjet, ja afatet kur duhet të regjistrohen koalicionet

Kur kanë mbetur më shumë se 5 muaj nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore KQZ doli në një deklaratë për ti kujtuar partive politike afatet ligjore dhe ndëshkimet në rast se ata nuk do të plotësojnë këto afate ligjore. 

Prioritet këtë vit është dhe transparenca e financimeve të partive.

Deri më datë 18 mars, këto parti duhet të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve).

Më 30 maj skadon afati i ngritjes së komisioneve të qendrave të votimit (KQV-të)

       Ndëshkimi:  Në rast se partitë nuk e respektojnë këtë afat, kjo e drejtë zbret tek partitë e tjera parlamentare të të njejtit grupim dhe, në instancë të fundit, tek KQZ-ja, e cila do të emërojë kryesisht komisionerët deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.  KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, prandaj u bën thirrje që sot partive politike që të organizohen në kohë për përzgjedhjen e kandidaturave për komisionerët zgjedhorë.

Më 21 prill skandon afati ligjor për regjistrimin e partive politike

Më 1 maj skadon afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ

      Ndëshkimi: Regjistrimi bëhet pranë KQZ-së. Nëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019. Nëse nuk respektojnë afatin e dytë, ato nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore. Në të shkuarën KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore, ndaj është veçanërisht e vendosur këtë herë që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim.

 Jo më vonë se 13 maj duhet të bëhet regjistrimi i kandidatëve për kryetar bashkie

Më 13 maj skandon afati ligjor i depozitimit të listave shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë 

     Ndëshkimi: Nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë afat, ato do çregjistrohen dhe nuk do figurojnë në fletën e votimit. Sot ato janë në kohë për të organizuar punën, sipas procedurave të brendshme statutore, për të përzgjedhur kandidatët dhe për të plotësuar dokumentacionin e kandidimit.  


Periudha e fushatës zgjedhore fillon në datën 31 maj. 

  Ndëshkimi: KQZ-ja u bën thirrje publike partive politike dhe emisarëve publikë të tyre që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe vetëkufizim në këtë pragzgjedhje. Kryerja e veprimtarive të fushatës përpara fillimit zyrtar të saj prish barazinë e garës në zgjedhje, e bën procesin të disbalancuar dhe të pandershëm, e bën atë që të nisë keq.

   KQZ-ja i bën thirrje medias të tregohet e vëmendshme ndaj kësaj forme të cënimit të barazisë së garës, të distancohet dhe ta denoncojë publikisht atë, në emër të mbrojtjes së lirive themelore të ndjekësve të tyre.

  "Partitë politike kanë detyrimin të depozitojnë në KQZ para datës 3 qershor të numrit të;llogarisë bankare për pranimin e dhurimeve të fondeve jo publike, sikurse kanë detyrimin që të depozitojnë në KQZ para datës 31 mars raportet financiare pr vitin kalendarik 2018.Ndëshkimi: Mosrespektimi i detyrimeve lidhur me transparencën financiare është i lidhur me aplikimin e sanksioneve të rrepta administrative.Partitë politike duhet të marrin seriozisht e të respektojnë pikë për pikë detyrimet ligjore për financimin e fushatës dhe llogaridhënien, pasi me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës fillon puna për  vënien në lëvizje të mekanizmave të brendshëm të mbajtjes së llogarive të fushatës dhe me plotësimin e dokumentacionit ligjor të donacioneve dhe të shpenzimeve. Transparenca e plotë e financave është shëndërruar në gur prove për politikën, prandaj KQZ-ja tërheq sot vëmendjen për çështjet e financimit të partive politike" tha zedhenesja e KQZ-se, Drilona Hoxhaj

 





EMISIONET