Plummer i zë vendin Spacey, puna e aktorit shpërblehet

Plummer i zë vendin Spacey, puna e aktorit shpërblehet

Një muaj pas rënies së yllit të Hollywood Kevin Spacey për shkak të akuzave kundër tij për sjellje të pahijshme dhe ngacmime seksuale, filmi ‘All the Money in the World’ është nominuar për çmimin ‘Golden Globe’.

Dhe aktori që do të shpërblehet pasi zëvëndësoi Spaceyn në film është Christopher Plummer i cili u nominua për rolin e tij si aktori më i mirë mbështetës në një film.

Shoqata e Shtypit të Jashtëm të Hollivudit njoftoi nominimet për ‘Golden Globe’ në 75-të vjetorin e çmimeve të hënën në mëngjes.

Plummer realizoi skenat e Spacey në nëntor, pasi aktori 58-vjeçar i House of Cards u akuza se ka abuzuar dhe ngacmuar seksualisht disa djem të rinj.

87-vjeçari nuk e zëvëndësoi, ai ribëri skenat nga e para.

“Unë mendoj se është shumë e rëndë ajo çfarë i ndodhi Spacey. Ai është aktor i talentuar,”-tha Plummer.

EMISIONET