Pluhuri që shkaktoi panik tek plazhistët

Pluhuri që shkaktoi panik tek plazhistët

Një tornado në rërën e plazhit bëri që plazhistët që pushonin në një resort në Rusi të vraponin për të shpëtuar, pasi po merrte gjithçka me vete.

Gjithçka fluturonte :peshqirët, çadrat, karriget, etj.

Skena e frikshme ndodhi të dielën në një resort pranë Detit të Zi në Gelendzhik të Rusisë.

Video tregon rrathët e erës të formuara mbi plazh, të cilat lëvizin me shpejtësi duke ngritur gjithçka në ajër dhe duke ngjallur panik tek pushuesit.

Cikloni ngrinte gjithçka në ajër, kudo ku kalone.

Elena Konovalova, e cila bëri videon e 'pluhurit të djallit' siç u quajt, tha në një postim në gjuhën ruse se askush nuk lëndua nga incidenti.

EMISIONET