Plot 361 ton produkte u bllokuan në tre muaj

Plot 361 ton produkte u bllokuan në tre muaj

Plot 361 ton produkte janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vetëm për periudhën mars prill maj 2019.

Pamela Radovani, koordinatore ndër insitiucionale e AKU bën me dije se produktet e bllokuara nuk kanë qenë të sigurta për konsumtorët.

Pamela Radovani: Përveç qumështit pluhur, kemi fara, pije alkoolike dhe jo, nënproduktet e mishit. Në rastet e evidentimit në pikat kufitare ndodh kthimi mbrapsht në vendet e origjinës."

24 mijë e 673 inspektime janë realizuar në tremujorin e dytë të këtij viti, duke u vendosur rreth 91 gjoba. Gjatë periudhës sësezonit turistik kontrollet do te intensifikohen.

Pamela Radovani:"I kushtohet më shumë rëndësi sezonit turistik. Zonave turistike ku ekspozimi i rriskut është më i madh"  

Në vitin 2018 janë vendosur 463 gjoba nga rreth 11 mijë inspektime të bëra nga AKU.

EMISIONET