Vjeshta po bëhet një stinë gjithmonë e më e preferuar për pushime edhe në Shqipëri! Të shumtë janë këto ditë ata që po shfrytëzojnë kushtet atmosferike dhe qetësinë e fund sezonit për plazh në bregdetin e Durrësit!

Këto ditë vjeshtë me temperatura të larta janë optimale për pushime buzë detit për ata që kërkojnë qetësinë, larg fluksit të sezonit veror

Të shumtë janë ata që po pushojnë në plazhin e Durrësit!

Kryesisht të ardhur nga Kosova, pushuesit shprehen se po kalojnë shumë mirë dhe e konsiderojnë shtatorin si muajin ideal për të pushuar.

Por ka edhe nga ata që për shkak të impenjimeve të tjera nuk kanë pasur mundësi të bëjnë plazh gjatë muajve të nxehtë.

Duke marr parasysh kushtet meterologjike, pritet që plazhi i Durrësit të frekuentohet masivisht të paktën deri në fundin e muajit shtatorë.

Por ka edhe qytetarë, sidomos durrsakë, të cilët nuk e ndërpresin plazhin asnjëherë, edhe kur temperaturat nuk janë optimale.

/Ora News.tv/