Plazhi i famshëm i Dubrovnikut në Kroaci është mbushur plot me mbeturina. 

Erërat e jugut që kanë fryrë gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar dallgë kanë dërguar atje mbeturina të shumta kryesisht plastike. 

Mediat kroate shkruajnë se mbeturinat kanë ardhur nga Shqipëria dhe Mali i Zi.

 Punonjësve të pastrimit të kompanisë publike në qytetin turistik u është dashur gjatë ditës së djeshme që të pastrojnë edhe mbeturinat e vendeve fqinje.

 "Porti i Vjetër i Qytetit ishte larg nga bluja normale", shkruan portali rajonal. Shishe plastike, këpucë, topa, kërcunj  dhe mbetje të tjera kanë mbuluar sipërfaqen e detit.

Fotot e ndotjes së plazhit turistik janë publikuar edhe në media botërore si agjencia kineze e lajmeve Xinhuane.

Një ditë më parë, publikuam një video të ndotjes masive të plazhit të Porto Romanos në Durrës.

/Ora News.tv/