Play-off-i i Europa League/ Rosenborg-u i jep leksione, Junior rikthen shpresat e Shkëndijës

Play-off-i i Europa League/ Rosenborg-u i jep leksione, Junior rikthen shpresat

Pavarësisht dominimit të të besuarve të Qatip Osmanit, Shkëndija e Tetovës ka marrë një humbje 3-1 në takimin e parë ndaj Rosenborgut, në sfidën e parë play-off të Europa League.

Fatet e këtij 90 minutëshi u vendosën në 45 minutëshin e parë, me vendasit që shënuan plot 3 herë. Goli i Jebali zhbllokoi shifrat, ndërkohë që golat e Bendtner dhe Levi trefishuan avantazhin e norvegjezëve.

Megjithatë, kampionët në fuqi të Maqedonisë rritën dendësinë e sulmeve drejt portës së mbrojtur nga Hansen. Pavarësisht rasteve të shumta, duhej të vinte minutën e 76-të që kuqezinjtë të realizonin.

Ishte braziliani Stenio Junior që ngushtoi distancat dhe riktheu shpresat e Shkëndijës për të kaluar në raundin final të Europa League. Përballja e kthimit është programuar të zhvillohet javën e ardhshme, me Shkëndijën që do të tentojë gjithçka në mitikun e tyre "Filipi II" .

EMISIONET