Kryeministri i vendit Edi Rama paralajmëroi për të disatën herë goditjen e të gjithë atyre që ai i cilëson parazitë të administratës publike.

Gjatë takimit të përjavshëm me qytetarët për platformën "Shqipëria që duam" Rama ftoi qytetarët që të vijojnë të bëjnë denoncimet për të gjetur zgjidhjen në pak minuta.

Edi Rama: "Rri në këmbë dhe shoh buburrecat ulur që gërryejnë, megjithatë kjo kërkon kohë dhe sistem"

Në takim u soll rasti kur Platforma i erdhi në ndihmë një pensionisti të cilit i ishte bërë gabim llogaritja e pensionit.

I ka ardhur në ndihmë  një qytetari i cili nuk po arrinte të regjistronte pronën e tij.

Kreu i qeverisë shprehu besimin se përfshirja e rubrikës së posacme për biznesin në platformën e bashkëqeverisjes është një mundësi për të ndihmuar luftën kundër informalitetit.

/Ora News.tv/